• петок, 18 октомври 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

18 tetor 2024 (MIA) 

1697. - Lindi Kanaleto (emri i vërtetë Xhovani Antonio Kanel), artist i njohur italian, i famshëm për peizazhet e tij të Venecias, Londrës dhe shtëpive angleze të fshatit. 

1748. - Traktati i "Aix-la-Chapelle", i organizuar kryesisht nga Britania dhe Franca, i jep fund luftës së Austrisë për shkëputje. 

1831. - Lindi Fridrih III (Fridrih Wilhelm Nikolaus Karl). Ai mbretëroi si mbret i Prusisë për 99 ditë në vitin 1888. 

1893. - Vdiq Sharl Guno', kompozitor francez. Ai arriti një sukses si kompozitor opere, me shfaqjen e operas "Faust" në Paris në vitin 1859. 

1893. - Vdiq Lusi Stou, udhëheqëse amerikane e lëvizjes për të drejtat e grave. 

1912. - Italia dhe Turqia nënshkruajnë në Lozanë një traktat paqeje, sipas të cilit Sirenaika dhe Tripoli fituan pavarësinë, ndërsa ishujt Dodekaneze i rikthehen Turqisë. 

1922. - Themelohet shoqëria britanike e radiopërhapjes (BBC). 

1925. - Lindi në Shkodër Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake të 31 marsit 1991, kuvendi i ri pluralist i dominuar nga deputetët e Partisë së Punës e zgjodhi President të Republikës. Pas 22 marsit 1992, kur fitoi koalicioni i opozitës, Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. 

1926. - Lindi Chuck Berry, pionieri amerikan i rock'n rrollit. 

1939. - Lindi Li Osvald, vrasësi i presidentit Xhon Kenedi. 

1970. - Në Kanada gjendet grupi i Ministrit të Punës të Kebekut, Pier Lapert. Ai u gjet duke ndjekur gjurmët e rrëmbyesve të vrasësve të Frontit për çlirimin e Kebekut. 

1994. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut, mbas një muaj negociatash të lodhshme, bien dakort për një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Phenianit. 

1997. - Shtatorja e Nënë Terezës, sponsorizim i vëllezërve shqiptaro-amerikane, Gjocaj, me banim në New York, zbriti në Tuz,(Mali i Zi) në meshën e dhënë në Kishën e Shën Ndout. Kjo dhuratë e çmueshme u vendos më 2 korrik 2002, në përvjetorin e Kushtetutës në Prishtinë, në krah të shtatores së heroit kombëtar, Skëndërbeu. 

1998. - Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e dyta parlamentare (pas pavarësimit). 

1998. - Të paktën 700 vetë vdiqën në një ferr të vërtetë, i cili përfshiu qindra vetë që kërkonin për naftë në një naftesjellës të plasur në Nigerinë e jugut. 

1999. - Të gjitha fraksionet në legjislaturën e Indonezisë ranë dakort për dhënien e pavarësisë Timorit Lindor. Në të njëjtën, ditë shefi i forcave të armatosura, gjenerali Viranto, refuzoi emërimin e tij nga ana e presidentit Habibie, si kandidat për postin e zv/presidentit në zgjedhjet e ardhshme. 

2000. - Një nëpunës i postave të Nju Xhersit ishte personi i gjashtë në SHBA, i cili doli pozitiv me antraks. Dy prej letrave me përmbajtje antraksi janë postuar nga Trenton i Nju Xhersit. 

2003. - Me anë të një audiokasete, disidenti saudit Osama bin Laden, lider i rrjetit terrorist "al-Kaida", ka paralajmëruar për më shumë sulme vetëvrasëse brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ka kërkuar largimin e SHBA nga Iraku. 

2007. - Të paktën 133 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 450 janë lënduar në Karaxhë, gjatë një sulmi të karvanit në të cilën ndodhej ish kryeministrja pakistaneze Benazir Buto, e cila u kthye në vend pas egzilit tetëvjeçar. 

###

Остани поврзан