Në ditën e sotme
- 22 shtator 2024 (MIA)
22 shtator 2024 (MIA)
- Sot është Dita Ndërkombëtare pa Automobila
1241. - Poeti Sturulson Snorri u vra nga armiku dhe dhëndri i tij Gissur Thorvaldson. I mirënjohur për veprën e tij "Proza Edda", ai ishte kundërshtar politik i mbretit Haakon të Norvegjisë.
1499. - Përfunduan luftërat mes Ligës Zviceriane dhe Maksmilianit I-rë me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes tyre, që i dha pavarësinë Zvicrës.
1515. - Lindi gruaja e katërt e mbretit Henry VIII të Anglisë, Anna.
1776. - Nathan Hale, patriot amerikan, u var në Nju Jork nga anglezët, pasi u akuzua si spiun gjatë kohës së revolucionit amerikan.
1786. - Një ushtri ruso-amerikane prej 25 mijë vetësh, nën drejtimin e kontit Suvorov, mposhti një forcë shumë të madhe turke në betejën e Rimnikut në luftrat ruso-turke.
1791. - Lindi Michael Faraday, fizikan dhe kimist anglez. Ai e zbuloi ligjin për induksiojnin elektromagnetizimit i cili u bë bazë shkencore e leketroteknikës. Pastaj e zbuloi edhe ligjin për elektrolizë, që u bë bazë e elektrokimisë për lidhje mes fushës magnetike dhe dritës. Vdiq në vitin 1867.
1792. - Kuvendi francez e deklaroi vendin Republikë. Të gjithë vendimet e marra datonin "Viti i parë i Republikës Franceze".
1862. - Otto Von Bismark u bë udhëheqës i Prusisë.
1862. - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkoln, deklaroi se të gjithë skllevërit e shteteve të rebeluara do të liroheshin më 1 janar 1863.
1869. - U shfaq në Mynih opera e Vagnerit "Das Rheingold", opera hapëse e ciklit "Der ring des Nibelungen".
1885. - Lindi aktori dhe drejtuesi i filmave Erich Von Stroheim.
1922. - Lindi në Korçë shkrimtari Fatmir Gjata, autor i dhjetra romaneve, vëllimeve me tregime, drama dhe poezi, ku spikat tema e luftës nacionaçlirimtare dhe ajo e rindërtimit te vendit mbas çlirimit. Fatmir Gjata ka qene kryetar i Komitetit te Kulturës dhe Arteve dhe për 20 vjet kryeredaktor i revistes letrare Nëntori. Ndër veprat e tij që janë vleresuar me çmime janë romanet Këneta, Këshilltarët, Armiqtë, Përmbysja, Brezat, vëllimet me tregime dhe novela si 'Ne pragun e jetes', 'Tana', që u bë edhe filmi i parë artistik shqiptar, vëllimet me poezi 'Kënga e partizanit Benko', 'Me nje torbë me fishekë' etj. Fatmir Gjata u nda nga jeta në nëntor 1989.
1933. - Në Paris filloi Kongresi rinor botëror kundër luftës dhe fashizmit.
1934. - Në një shpërthim në minierën Gresford në Uells e humbën jetën më shumë se 260 minatorë.
1940. - Në Luftën II Botërore, Franca u dorëzua para kërkesave të Japonisë, duke i lejuar asaj një bazë për forcat ajrore. Kjo i dha Japonisë një hyrje strategjike në Indokinën franceze.
1949. - Qeveritë kanadeze, amerikane dhe angleze lajmëruan se kishin regjistruar një shpërthim bërthamor në Bashkimin Sovjetik. Shpërthimi, i dënuar fillmisht nga Moska, u klasifikua më vonë si prova e parë e një arme atomike.
1952. - U hap Instituti i Lartë Mjekesor. Ky institut e filloi punpn me 67 studente, prej te cileve 13 ishin femra.