Në BE në amviseri të mbipopulluara jetojnë 16,9 për qind e njerëzve, në rajon jemi me mbipopullimin më të ulët
- Vitin e kaluar, 16,9 përqind e njerëzve në BE jetonin në amvisëri të mbipopulluara, që është një rënie krahasuar me vitin 2014 kur kjo normë ishte 18,1 përqind, kumtoi Agjencia Evropiane e Statistikave - Eurostat.
Bruksel, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Vitin e kaluar, 16,9 përqind e njerëzve në BE jetonin në amvisëri të mbipopulluara, që është një rënie krahasuar me vitin 2014 kur kjo normë ishte 18,1 përqind, kumtoi Agjencia Evropiane e Statistikave - Eurostat.
Sipas Eurostat, shkalla e amvisërive të mbipopulluara është dukshëm më e lartë në Ballkanin Perëndimor, ku më e ulëta është në vend me 38,1 për qind.
Në Serbi në amvisëri të mbipopulluara jetojnë 46,6 për qind e qytetarëvë, në Shqipëri 57,1 për qind dhe në Mal të Zi deri në 61,6 për qind. Për Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Një shkallë më e lartë e mbipopullimit të amvisërive prej 30 për qind është regjistruar gjithashtu në pesë shtete anëtare të BE-së, ku më e larta është në Rumani me 40,7 për qind, pastaj vijojnë Letonia me 39,3, Bullgaria me 33,8, Polonia me 33,7 dhe Kroacia me 31,7 për qind.
Nga ana tjetër, normat më të ulëta të mbipopullimit të amvisërive prej 2,4 për qind janë në Qipro, pastaj vijojnë Malta me 4,4, Holanda me 4,6, Irlanda me 5,0 dhe Belgjika me 6,5 për qind.
Në Spanjë, kjo normë është 9,1 për qind, në Francë 11,5, në Gjermani 10,4, në Hungari 14,6, në Itali 23,9 dhe në Greqi 27 për qind.
Sipas përkufizimit të Eurostat-it, një person konsiderohet se jeton në një amvisëri të mbipopulluar nëse ajo amvisëri ka vetëm një dhomë, nëse një person i vetëm i moshës të paktën 18 vjeç jeton në një dhomë, ose nëse një familje ka vetëm nga një dhomë për çift ose për dy fëmijë të moshës deri në 17 vjeç. ls/
Foto: Eurostat