Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli
- – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -8 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë me 4 gradë është në Gjevgjeli.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -8 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë me 4 gradë është në Gjevgjeli.
Në Hanet e Mavrovës janë matur -5 gradë, -4 në Krushevë, -3 në Dibër, -2 gradë në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Berovë, -1 Pretor, 0 Tetovë, Prilep dhe Vinicë, 2 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Kavadar dhe 3 gradë në Shkup – Petrovec dhe në Veles.
Lartësia e shtresës së borës në orën 7 në Kodër të Diellit është 30 centimetra dhe 12 centimetra në Hanet e Mavrovës.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite vranësira të rritura do të ketë në pjesët qendrore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10 gradë.
Në Shkup paradite kryesisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s