• петок, 05 декември 2025

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kumanovë, më shumë shi ka rënë në Lazaropole

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kumanovë, më shumë shi ka rënë në Lazaropole

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kumanovë me gjashtë gradë të matura, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Demir Kapi ku janë matur 14 gradë. Më shumë reshje shiu ka rënë në Lazaropole, ndërsa më pak në Veles.

Sipas DPHM-së, 7 gradë celsius janë matur në Shkup-Zajçev Rid, Krushevë, Lazaropole, Hanet e Mavrovës, 8 në Pozhoran, 9 në Pretor, Tepolçan, Ohër, 10 në Tetovë, Berovë, Manastir, Prilep, Veles, 11 në Kriva Pallankë, Vinicë, 12 në Strumicë, Kavadar, 13 në Shtip, dhe 14 Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Më shumë shi ka rënë - 68 l/m2 në Lazaropole, 67 Kodra e Diellit, 56 Pozhoran, 55 Tetovë, 52 Pretor, 51 Hanet e Mavrovës, 33 Krushevë, 31 Kumanovë, 30 Manastir, 28 Shkup-Zajçevc Rid, 26 Prilep, 25 Berovë, 20 Shkup-Petrovec, Strumicë, 16 Gjevgjeli, 13 Kriva Pallankë, 10 Vinicë, Demir Kapi, Kavadar, 7 Shtip dhe gjashtë në Veles. 

Mot i sotëm do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në mëngjes në pjesët jugperëndimore dhe jugore (mbi 30 l/m² brenda 24 orëve). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 12 deri 17 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskoshme të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан