• сабота, 22 февруари 2025

Mëngjesi më i ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Hanet e Mavrovës, më i ngrohti në Gjevgjeli

Mëngjesi më i ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Hanet e Mavrovës, më i ngrohti në Gjevgjeli

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Në mëngjesin e sotëm, temperaturat më të ftohta janë matur në Kodrën e Diellit dhe Hanet e Mavrovës, me -2 gradë Celsius, ndërsa më të ngrohta në Gjevgjeli, me 5 gradë Celsius.

Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Lazaropole është matur -1 gradë, 0 në Vinicë, 1 në Berovë, 2 gradë në Tetovë, Ohër, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir, Veles dhe Shtip dhe 4 gradë në Strumicë dhe Demir Kapi.

Lartësia e shtresës së dëborës në orën 07 është 31 centimetra në Kodrën e DIellit dhe 9 në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан