Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vanësira të ndryshueshme
- Moti sot - ftohtë në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore dhe veçanërisht në jugperëndim, nga orët e mesdites do të ketë kushte për borë të dobët të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor deri në juglindor.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot - ftohtë në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore dhe veçanërisht në jugperëndim, nga orët e mesdites do të ketë kushte për borë të dobët të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor deri në juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -10 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë.
Në Shkup, në mëngjes ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.
Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Meteorologjike bëjnë me dije se deri të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe i ftohtë sidomos në mëngjes, më pas temperaturat e mëngjesit do të rriten gradualisht. mb/