• петок, 05 декември 2025

Më së shumti shi në Lazaropole, temperaturat e mëngjesit nga 4 deri në 14 gradë

Më së shumti shi në Lazaropole, temperaturat e mëngjesit nga 4 deri në 14 gradë

 Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Njëzet e dy litra shi në një metër katror ka rënë në Lazaropole në 24 orët e fundit, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas matjeve të DPHM-së, në orën 7 për reshjet në 24 orët e fundit, 8 litra në një metër katror janë matur në Hanet e Mavrovës, 7 në Pozharane, 6 në Kodrën e Diellit, pesë litra në Tetovë, katër në Krushevë, dy në Shkup-Zajçev Rid dhe një litër në Shkup-Petrovec dhe Strumicë.

Në mëngjes temperatura më e ulët prej 4 gradë është matur në Berovë, pesë në Strumicë, 9 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 10 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Gjevgjeli dhe Lazaropole, 12 në Prilep, 13 gradë në Manastir dhe Vinicë, 14 në Demir Kapi, Veles dhe Shtip.

Për sot DPHM parashikon mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut.

"Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në një metër katror për 24 orë), lokalisht me kushte për stuhi me erë të përforcuar (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 18 gradë", kumtoi DPHM.

Në Shkup sot do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, në disa pjesë të luginës përkohësisht reshje të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, nga lugina përkohësisht e përforcuar jugore. Temperatura maksimale në kryeqytet do të arrijë 14 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан