Më së shumti shi në Krushevë, më pak në Gjevgjeli
- Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti shi ka rënë në Krushevë, ndërsa më pak në Gjevgjeli.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti shi ka rënë në Krushevë, ndërsa më pak në Gjevgjeli.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në 24 orët e fundit, deri në orën 7 të mëngjesit, në Krushevë kanë rënë 24 litra në metër katror, 18 - Topollçan, 12 - Prilep, Manastir, 10 - Berovë, 8 - Shkup - Petrovec, Vinicë, Kriva Pallankë, Kavadar, 7 - Hanet e Mavrovës, 6 - Pretor, Demir Kapi, 5 - Pozharan, Kumanovë, Llazaropole, Shkup - Zajçev Rid, 4 - Strumicë, Tetovë, Kodër e Diellit, Shtip, 2 - Veles, Gjurishte, 1 - Gjevgjeli.
Temperatura më e ulët është evidentuar në Kodër të Diellit, ndërsa më e larta në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të DPHM-së nga sot në mëngjes, 1 - Kodër e Diellit, 3 - Hanet e Mavrovës, 5 - Llazaropole, 7 - Krushevë, Kumanovë, 8 - Prilep, Tetovë, Kriva Pallankë, Vinicë, 9 - Shtip, Berovë, Shkup - Zajçev Rid, Manastir, 10 - Veles, Shkup - Petrovec, Pretor, Kavadar, Strumicë, Demir Kapi, 12 - Gjevgjeli.
Moti sot pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht paradite. Sipas sinptikëve, do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit, e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.
Nga DPHM informuan se në Shkup, pritet mot i ndryshueshëm paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë. ab/
Foto: МIА arkivi