Më së shumti shi ka rënë në Strumicë, 42 litra për metër katror
- Dyzet e dy litra për metër katrorë ishte sasia e reshjeve të shiut në Strumicë në 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Dyzet e dy litra për metër katrorë ishte sasia e reshjeve të shiut në Strumicë në 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Gjevgjeli ka rënë 36 litra për metër katror, 30 - Pozhar - Radovish, 29 - Pretor, 26 - Manastir, 24 - Krushevë, 23 - Topoloçani, 18 - në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, 17 - Prilep, 16 - Demir Kapi, 15 - Berovë, 14 - Pozhoran, Vinicë, 12 - Tetovë, 10 - Shtip, Gjurishte, 9 - Lazaropole, Kavadar, Kriva Pallankë, Veles, 8 - Shkup - Petrovec, Kumanovë, 6 - Shkup - Zajçev Rid, tregojnë të dhënat e DPHM-së.
Temperatura më e ulët minimale, 6 - ishte regjistruar në Krushevë, Hanet e Mavrovës, Lazaropole. Pastaj 8 - Pretor, 9 - Berovë, Kriva Pallankë, Prilep, Manastir, 10 - Tetovë, 11 Shkup - Petrovec, Shkup - Zajçev Rid, Kavadar, Vinicë, Kumanovë, 12 - Veles, Shtip, 13 - Gjevgjeli, Strumicë, 14 - Demir Kapi.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), me kushte për paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura maksimale pritet të jetë në interval prej 14 deri në 18 gradë.
Sinoptikët për në Shkup parashikojnë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut, më të dendura në pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s