Më së shumti borë në Kodër të Diellit
- – Sot në mëngjes në Kodër të Diellit ka më së shumti borë, 34 centimetra, ndërsa më ftohtë, -7 gradë, është në Kodër të Diellit dhe në Berovë, njoftoi DPHM.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) – Sot në mëngjes në Kodër të Diellit ka më së shumti borë, 34 centimetra, ndërsa më ftohtë, -7 gradë, është në Kodër të Diellit dhe në Berovë, njoftoi DPHM.
Deri në orën 08:30 – 6 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Kumanovë dhe Veles, -2 në Manastir, Ohër, Kavadar, Vinicë, Pretor dhe Gjevgjeli, si dhe -1 gradë në Demir Kapi.
Shtresa e borës deri në orën 7 është 12 centimetra në Hanet e Mavrovës, 8 në Manastir, 4 në Krushevë, 3 në Prilep, Pretor dhe Gjurishtë, 2 në Tetovë, si dhe 1 centimetër në Shtip dhe Demir Kapi.
Më së shumti shi gjatë 24 orëve kanë rënë në Manastir, shtatë litra në metër katrorë, 5 në Hanet e Mavrovës, 3 në Tetovë, Krushevë dhe Pozharan, 2 në Prilep dhe Ohër, si dhe 1 në Demir Kapi.
Sipas DPHM-së, moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të borës. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe pritet që lartësia e shtresës së borës në male dhe në disa vende më të larta të rritet deri 25 centimetra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 4 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 1 gradë. fc/
Foto: MIA