• петок, 05 декември 2025

Më shumë se 120.000 të rinj ukrainas kanë ikur në Poloni që nga gushti

Më shumë se 120.000 të rinj ukrainas kanë ikur në Poloni që nga gushti

Varshavë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Rojet kufitare polake kanë regjistruar hyrje masive në vend të burrave me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç. 

 "Nga fundi i gushtit deri në fund të nëntorit, 121.000 burra me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç ka hyrë në Poloni nga Ukraina", theksohet në komunikatën e autoriteteve polake.

 Vërehet se gjatë së njëjtës periudhë, 59.000 burra ukrainas të së njëjtës moshë janë larguar për në Ukrainë.

 Praprakisht, Roman Kostenko, sekretar i Komitetit të Radës Supreme për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, njoftoi se mbi 120.000 burra të moshës 18 deri në 22 vjeç janë larguar nga vendi.

Foto: Arkivi i EPA-s 

 

Остани поврзан