• петок, 21 февруари 2025

Më pak udhëtarë të transportuar në transportin rrugor në tremujori i katërt të vitit 2024

Më pak udhëtarë të transportuar në transportin rrugor në  tremujori i katërt të vitit 2024

 Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor është 10 989 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 1,6 %, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 0,3 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8,2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zmadhuar për 5,9 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zmadhuar për 100,5 %.

 Në tremujorin e katërt të vitit  2024, krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor është zmadhuar për 24,8 %. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 15,1 %, në transportin periferik është zmadhuar për 11,2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zvogëluar për 1,2 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar zmadhimi është 41,2 %.

Foto: MIA 

 

Остани поврзан