Më ftohtë në Tetovë, Manastir dhe Berovë
- Temperatura më e ulët në vend sot në mëngjes ishte - 1 gradë në Tetovë, Manastir dhe Berovë, pas çka pasojnë me 0 gradë Shkup-Petrovec, Strumica, Prilepi, Demir Kapia dhe Hanet e Mavrovës, 1 gradë në Shkup-"Zajçev Rid", Llazaropole, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Veles, 2 Krushevë, Shtip dhe Kavadar, 4 Gjevgjeli dhe Ohër, pesë Pretor, inforoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët në vend sot në mëngjes ishte - 1 gradë në Tetovë, Manastir dhe Berovë, pas çka pasojnë me 0 gradë Shkup-Petrovec, Strumica, Prilepi, Demir Kapia dhe Hanet e Mavrovës, 1 gradë në Shkup-"Zajçev Rid", Llazaropole, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Veles, 2 Krushevë, Shtip dhe Kavadar, 4 Gjevgjeli dhe Ohër, pesë Pretor, inforoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas parashikimit të DPHMS-së, moti sot do të jetë me diell me vransëira të vogla deri mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. ab/
foto: МIА arkivi