• петок, 05 декември 2025

Më ftohtë në Krushevë, më së shumti shi në Ohër

Më ftohtë në Krushevë, më së shumti shi në Ohër

Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Në mëngjes temperatura më e ulët prej -2 gradë Celsius është matur në Krushevë. Vijojnë Berova dhe Hanet e Mavrovës me 5 gradë, 6 në Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 7 në Prilep, Manastir, Tetovë, 8 në Shkup-Petrovec, Pretor, 9 në Kavadar, Veles, Vinicë, Shtip, 10 në Kumanovë, Shkup-Zajçev Rid dhe 11 gradë në Gjevgjeli dhe Strumicë, kumtoi DPHM.

Sipas sasisë së reshjeve të matura në 24 orët e fundit deri në orën 7 të mëngjesit më së shumti shi ka rënë në Ohër. Sipas matjeve në Ohër mbrëmë deri në orën 19  ka rënë 34 litra shi në një metër katror. Prej mëngjesit të sotëm, 25 l/m2 ka rënë në Gjevgjeli, 17 në Pozhar-Radovish, Pretor, 14 në Krushevë, 13 në Shtip, 11 në Strumicë, 10 në Berovë, 9 në Manastir, Vinicë, 7 në Veles, Kriva Pallankë, 5 në Tetovë, Kavadar, Lazaropole, Pozharane, Kodra e Diellit, 4 në Prilep, Kumanovë, Topollçan, 3 në Hanet e Mavrovës, 2 në Gjurishte dhe 1 l/m2 në Shkup-Zajçev Rid dhe në Shkup - Petrovec.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 18 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë. sa/

Foto: MIA Arkivi

Тагови

Остани поврзан