• вторник, 30 декември 2025

Më ftohtë në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, temperatura ditore deri 15 gradë

Më ftohtë në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, temperatura ditore deri 15 gradë

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, -1, ku pasojnë Ohri dhe Kumanova, 0, Pretori, 1, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë, 2, Prilep dhe Berovë, 4, Tetovë, Manastir, Shtip, Vinicë, Veles dhe Gjevgjeli, 5, Kavadar, 6, Demir Kapi dhe Strumicë me 7, informojnë nga DPHM-ja. 

Siç njofton DPHM-ja, moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara, të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup, do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан