• недела, 14 декември 2025

Më ftohtë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Kodër të Diellit

Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -4 gradë, ndërsa shtatë gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli. 

Siç informojnë nga DPHM, -2 gradë është në Shkup - Petrovec, Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, -1 në Shtip, Berovë, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 0 në Demir Kapi, Pretor dhe Vinicë, 1 në Shkup - Zajçev Rid, Ohër, Veles dhe Kavadar, 2 në Tetovë, si dhe 5 gradë në Kumanovë. 

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e paradites nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës e cila gjatë ditës do të ulet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë. 

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës.  Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. fc/

Foto: MIA

Остани поврзан