Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
- Këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 10 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centrimetra, informon DPHM.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 10 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centrimetra, informon DPHM.
Deri në orës 8:30 janë matur edhe -7 gradë në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, -6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -4 në Pretor, Kavadar dhe në Vinicë, si dhe -3 gradë në Ohër dhe Gjervgjeli.
Në Hanet e Mavcrovës trashësia e shtresës së dëborës është 13 centrimetra.
Sipas DPHM-së, mëngjesin e sotëm është ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, e më shumë në pjesët lindore. Në zonat jugperëndimore kryesisht malore do të ketë kushte për reshje të dobëta bore nga mesdita e në vazhdim. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë prej 3 deri në 9 gradë. Në Shkup, në mëngjes ftohtë, me vranësira të ndryshueshme me diell gjatë ditës, erë e lehtë juglindore dhe temperatura maksimale deri në 9 gradë. mb/
Foto: MIA