KSHPK: Udhëtimi i bashkëshortes së Gashit në Samitin e NATO-s në Uashington është ligjor, nevojiten ndryshime në rregulloren për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit
- KSHPK ka marrë vendim për ndalimin e procedurës rreth paraqitje për pagesë joligjore të shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit ët bahskëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sepse nuk janë vërtetuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Këtë e tha anëtari i KSHPK, Servet Demiri në seancën e 15-të, në të cilën është debaruar edhe për këtë rast dhe kërkoi që të dërgohet rekomandim për riregullim të udhëzimit të Kuvendit, që i rregullon udhëtimet zyrtare me dispozita sipas shembullit të Kodit të Qeverisë për sjellje etike. Komisioni vërtetoi se Udhëzimi akual për realizimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, përmban zbrazëtirë juridike dhe paqartësi.

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - KSHPK ka marrë vendim për ndalimin e procedurës rreth paraqitje për pagesë joligjore të shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit ët bahskëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sepse nuk janë vërtetuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Këtë e tha anëtari i KSHPK, Servet Demiri në seancën e 15-të, në të cilën është debaruar edhe për këtë rast dhe kërkoi që të dërgohet rekomandim për riregullim të udhëzimit të Kuvendit, që i rregullon udhëtimet zyrtare me dispozita sipas shembullit të Kodit të Qeverisë për sjellje etike. Komisioni vërtetoi se Udhëzimi akual për realizimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, përmban zbrazëtirë juridike dhe paqartësi.
Paraqitja, të cilën KSHPK e ka shqyrtuar ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për udhltim në periudhën nga 8 korriku deri më 11 korrik të vitit 224 në samitin parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA). Anëtari i KSHPK, Servet Demiri theksoi se me paraqitje janë dorëzuar fatura udhëtimi pa u theksuar se kujt i përkasin. Ai konfirmoi se nga Kuvendi i RMV-së është dërguar dokumentacion (ftesë, zgjidhje për udhëtim, konstruksion financiar për udhëtim, kopje nga dokumenti i udhëtimit diplomatik dhe vizë përkatëse), të cilat janë shqyrtuar.
"Është konstatuar se bashkëshortja e kryetarit ka udhëtuar jashtë vendit, në kuadër të delegacionit, me vendim të sekretarit të kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet janë mbuluar nga Buxheti i Kuvendit dhe se ka pasur program për bashkëshortët, gjë që është e zakonshme në ngjarje të tilla", tha Demiri në seancën e 15-të të KSHPK-së në elaborimin e lëndës.
Sipas tij, për bartësit e këtij posti duhet të zbatohen standarde e njëjta si për Kryeministrin si bartës të funksionit më të lartë ekzekutiv, të cilat i përmban Kodi i sjelljes etike për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria, i miratuar në seancën e datës 22.09.2020. Ai parashikon dhe lejon fondet shtetërore për të mbuluar shpenzimet e bashkëshortit/partnerit kur ata udhëtojnë si pjesë e një delegacioni zyrtar.
"Në këtë drejtim, KSHPK-ja rekomandon që Kuvendi të marrë iniciativën për plotësimin e udhëzimeve të lartpërmendura dhe të parashikojë një dispozitë të qartë për rregullimin e rasteve të tilla, sipas shembullit të kodit qeveritar. Me këtë amendament do të arrihet harmonizimi ligjor dhe qartësia e procedurës dhe do të pengohen interpretimet e ndryshme të dispozitave në të ardhmen", tha Demiri.
KSHPK-ja ka konstatuar se pretendimet në raport për bashkëshorten e kryeparlamentarit Gashi nuk janë vërtetuar dhe se nuk janë shkelur dispozitat e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, andaj nuk ka bazë për veprime të mëtutjeshme. Në vijim të procedurës u konstatua se akti ekzistues, Udhëzimet për kryerjen e udhëtimeve jashtë vendit, përmban një boshllëk ligjor, pra një paqartësi.
Rekomandimi i KSHPK-së drejtuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është që të inicojë nismë për plotësim dhe duhet të caktohet dispozitë të qartë për rregullimin e rasteve të tilla, sipas shembullit të nenit 19, paragrafi 4 i Kodit të sjelljes etike për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike, i cili lejon mbulimin e shpenzimeve të çiftit bashkëshortor të kryetarit të Qeverisë së RMV-së gjatë udhëtimeve zyrtare. Ky amendament, beson Demiri, do të sigurojë respektim ligjor dhe qartësi në trajtimin e situatave identike. mb/
Foto: MIA