• среда, 10 декември 2025

Më ftohtë në Berovë dhe Manastir -4 gradë

Më ftohtë në Berovë dhe Manastir -4 gradë

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -4 gradë këtë mëngjes është matur në Berovë dhe Manastir, -2 në Tetovë dhe Strumicë, -1 në Shkup, Prilep, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa më e larta plus katër gradë është regjistruar në Gjurishtë, njofton DPHM.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 16 gradë Celsius. 
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe kryesisht qetë.

Paradite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius. 

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан