Murtezani-Palminteri: Thellim i bashkëpunimit dypalësh, me qëllim përfundimtar përshpejtim të procesit të integrimit evropian të vendit
- Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri në takimin e sotëm në Shkup e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me qëllim përfundimtar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Paolo Palminteri në takimin e sotëm në Shkup e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me qëllim përfundimtar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Murtezani, siç kumtoi MÇE, e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Italisë për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një nga shtetet anëtare themeluese.
Bashkëbiseduesit konstatuan se ky angazhim është i rëndësisë thelbësore për ruajtjen dhe avancimin e dinamikës aktuale të procesit të zgjerimit. Në këtë kontekst u theksua edhe roli aktiv i Italisë në grupin “Miqtë e zgjerimit”, me çka edhe një herë u konfirmua me mbajtjen e takimit të djeshëm në Romë.
Murtezani dhe Palminteri riafirmuan bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të instrumenteve evropiane, siç janë IPA Twinning dhe TAIEX, ku deri tani janë realizuar tetë Tuinning projekte me partnerët italianë në fushën e mjedisit jetësor, bujqësisë, krimit të organizuar dhe zhvillimit të sektorit privat.
Në takimin, ministri Murtezani inkurajoi palën italiane për pjesëmarrje të mëtutjeshme në këto programe, të cilat dukshëm kontribuojnë në harmonizimin e standardeve evropiane. Në mënyrë shtesë, u theksua se Maqedonia e Veriut tanimë është pjesë e programeve territoriale ndër-rajonalë dhe transnacionalë – URBACT, Interreg Evropë, Euro-Med dhe Adrion, gjë që hap mundësi të reja për përforcimin e partneriteteve mes institucioneve dhe qytetarëve të të dy vendeve. ls/
Foto: Ministria për çështje evropiane