• петок, 05 декември 2025

Murtezani për postin e ambasadorit në Bruksel: Për momentin nuk ka zgjidhje konkrete se kush në cilën pozitë do të jetë

Murtezani për postin e ambasadorit në Bruksel: Për momentin nuk ka zgjidhje konkrete se kush në cilën pozitë do të jetë

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot deklaroi se për momentin po punohet mbi modalitetet për plotësimin e vendeve të zbrazura në Qeveri dhe se ende nuk ka zgjidhje konkrete, kush në cilën pozitë do të jetë, përfshirë edhe çështjen nëse ai do të shkojë në pozitën e ambasadorit në Bruksel.

"Në kuadër të koalicionit VLEN ende po bisedohet për modalitetin e rikonstruimit. Ende nuk ka marrëveshje finale se si do të duket rikonstruimi, kush do të largohet, dhe kush do të vjen në funksion dhe nëse dikush do të shkojë jashtë vendit. Për momentin mund të konfirmoj se po punohet në modalitetin dhe se nuk ka zgjidhje konkrete", theksoi Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët me ministren e Çështjeve Evropiane të Suedisë, Jesika Rozenkranc.  

Burimet nga VLEN për MIA-n pardje theksuan se në koalicion janë harmonizuar pozicionet e reja të ministrave, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit për kryetar të komunës së Çairit. Sipas burimeve në koalicionin VLEN, Bekim Sali do të jetë kandidat për postin e zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit për Eurointegrime, Muhamed Hoxha për dikasterin e Mjedisit Jetësor, ndërsa Bashkim Bakiu do të propozohet si ministër i ri i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut. Aliu, nga ana tjetër, duhet të marrë drejtimin e Agjencisë për Komunikime Elektronike. Ministri aktual për Eurointegrime, Orhan Murtezani, është nominuar për ambasador në Bruksel.

Kryeministri Hristijan Mickoski pardje në një deklaratë për mediat tha se pret që VLEN t'i paraqesë emrat e zyrtarëve të rinj të hënën, pasi të jenë finalizuar, por shtoi se këto janë emrat që pak a shumë qarkullojnë në opinionin publik.

"Nuk do të ketë dikastere të reja, VLEN nuk do të marrë një person shtesë, i njëjti person do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër", tha Mickoski. qa/

Foto: MÇE

 

Остани поврзан