• петок, 05 декември 2025

Murtezani në Samitin e liderëve në Tiranë: "Rruga jonë drejt Evropës është zgjedhje e përbashkët dhe detyrim i përbashkët"

Murtezani në Samitin e liderëve në Tiranë:

Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Tiranë, me ftesë të ministres shtetërore dhe kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, Majlinda Duka, mori pjesë në takimin e ministrave, i cili u mbajt në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e rritjes me titull "Rruga jonë drejt BE-së".

Siç njofton MÇE, në takim morën pjesë Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Kryenegociatorët me BE-në, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, organizata rajonale si CEFTA, Këshilli rajonal për bashkëpunim, RESPA dhe përfaqësues të institucioneve financiare BEI, BERZH dhe Banka Botërore. Tema kryesore ishte thellimi i integrimit ekonomik dhe institucional i Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes iniciativave kryesore nga Plani i rritjes, duke përfshirë "Roaming si në shtëpi", përfshirja në SEPA-n, projektin WiFi4WB, Korridoret e gjelbra, Tregu i përbashkët Rajonal 2.0 etj.

Në fjalën e tij, Murtezani theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet përcaktim strategjik qendror, duke theksuar nevojën për rezultate konkrete dhe integrim praktik që sjell përfitime reale për qytetarët dhe ekonomitë në rajon.

Ai përshëndeti hapjen e të gjitha klastereve negociuese të Shqipërisë me BE-në si nxitje e rëndësishme për gjithë rajonin.

Murtezani prezantoi arritjet e Maqedonisë së Veriut në transformimin digjital dhe ekonomik, mes të cilëve janë përmirësimi i legjislacionit të komunikimeve elektronike, vendosjen e qendrës për inteligjencë artificiale “Vezilka”, përfshirjen në sistemin SEPA dhe progresin brenda iniciativës WiFi4WB. Ai theksoi se vendi arriti rezultate në më shumë se 29 hapa të reformave përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke përfshirë sfera të digjitalizimit, përmirësimit të klimës së biznesit dhe menaxhimit me financat publike.

“Ballkani Perëndimor sot nuk flet vetëm për të ardhmen evropiane, por e krijon përmes reformave konkrete, bashkëpunimit rajonal dhe vlerave të përbashkëta”, tha Murtezani. bsh/

Foto: MÇE

Остани поврзан