Murtezani: “Me kapacitete të përforcuara drejt realizimit më efikas të IPA programeve
- Kjo Qeveri do të ndërmarrë nisma të rëndësishme për stabilizimin e IPA strukturave dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga periudha e kaluar, duke përfshirë lëvizshmërinë e madhe të stafit profesional, procedurat e vonuara të prokurimit publik dhe lëshimet e rëndësishme në sektorin e transportit dhe mjedisit jetësor. Këtë sot e deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në rolin e koordinatorit nacional të IPA-s (NIPAC), i cili sot bashkë-kryesoi Takimin e tretë të Komitetit monitorues për instrumentin e ndihmës para-aderuese IPA III.

Shkup, 2 prill 2-25 (MIA) - Kjo Qeveri do të ndërmarrë nisma të rëndësishme për stabilizimin e IPA strukturave dhe zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga periudha e kaluar, duke përfshirë lëvizshmërinë e madhe të stafit profesional, procedurat e vonuara të prokurimit publik dhe lëshimet e rëndësishme në sektorin e transportit dhe mjedisit jetësor. Këtë sot e deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në rolin e koordinatorit nacional të IPA-s (NIPAC), i cili sot bashkë-kryesoi Takimin e tretë të Komitetit monitorues për instrumentin e ndihmës para-aderuese IPA III.
Murtezani, siç informoi Ministria për Çështje Evropiane, i theksoi sfidat aktuale politike dhe teknike lidhur me përdorimin efikas të fondeve evropiane. Ai nënvizoi se deri në fund të vitit 2024, mjetet e kontraktuara për IPA II arritën në 71 për qind, ndërkaq shfrytëzimi i IPA III fondeve në të njëjtin vit ishte në nivelin 31,37 për qind.
Ministri potencoi rëndësinë e intensifikimit të zbatimit të programeve aktuale për t’iu shmangur mospërdorimit të IPA fondeve në të ardhmen. Ai u përqëndrua edhe në masat për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe paralajmëroi angazhim intensiv për zgjidhje sistematike të politikave për mbajtjen dhe trajnimin e vazhdueshëm të nëpunësve shtetëror. Murtezani se Ministria për Çështje Evropiane po punon në vendosjen e Akademisë për BE-në, detyra e së cilës do të jetë të sigurojë trajnim cilësor dhe të qëndrueshëm për kuadrin e angazhuar në IPA strukturën.
Me takimin kryesoi Valentina Superti, udhëheqëse e njësisë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian, e cila u përqëndrua në rëndësinë e detyrimeve dhe angazhimeve qartë të përcaktuara për tejkalimin e sfidave aktuale në menaxhimin me IPA programet.
"IPA Komiteti Monitorues është organi më i lartë mbikëqyrës për të gjitha IPA programet dhe ka për detyrë të sigurojë zbatimin efektiv, transparent dhe të harmonizuar të ndihmës evropiane para-aderuese në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Marrëveshjen kornizë për partneritet financiar mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut", qëndron në kumtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane. bsh/
Foto: Ministria për Çështje Evropiane