Mucunski u takua me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Peni Uong
- – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron për vizitë pune në Australi, që përfaqëson vizitën e parë të një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Australi pas 15 viteve.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron për vizitë pune në Australi, që përfaqëson vizitën e parë të një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Australi pas 15 viteve.
Kjo vizitë, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, korrespondon me jubileun e rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.
Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski sot ka realizuar takim dypalësh me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Peni Uong. Në takim, ministrat i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shkëmbyen qëndrime për sfidat aktuale gjeopolitike, duke përfshirë çështje lidhur me qëndrueshmërinë rajonale dhe sigurinë globale.
Ministri Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen të cilën autoritetet lokale dhe federale në Australi e japin për ruajtjen e identitetit maqedonas dhe mësimin e gjuhës maqedonase, si dhe për përpjekjet e diasporës maqedonase në promovimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës maqedonase.
Ministrja Uong e ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite të parë ministrore pas gati dy dekadave, duke theksuar simbolikën e saj në kontekst të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Të dyja palët, siç është bërë e ditur në kumtesë, janë pajtuar për rolin kyç të diasporës maqedonase në marrëdhëniet dypalëshe dhe kanë shprehur gatishmëri për intensifikimin e dialogut politik dhe fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve. fc/
Fotografia: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme