• сабота, 22 февруари 2025

Mucunski në Nju Jork në takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh

Mucunski në Nju Jork në takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski mbrëmë në Nju Jork ka zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Mucunski në Fejsbuk njoftoi se në takimin me Gutereshin në selinë e KB-së, e theksoi “rolin e rëndësishëm të organizatës në kohë të sfidave globale komplekse, siç janë konfliktet e armatosura, shkelja e të drejtave të njeriut, terrorizmi, ekstremizmit të dhunshëm, teknologjitë e reja dhe ndryshimet klimatike”.

“Në lidhje me Agjendën 2030 dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, bashkërisht ramë dakord që Pakti i së ardhmes përfaqëson një mundësi për të forcuar qeverisjen globale dhe për t'iu përgjigjur sfidave aktuale dhe të ardhshme. Theksova se si vend mbetemi të gatshëm të japim kontribut aktiv në forcimin e multilateralizmit dhe avancimin e dialogut global. Kam riafirmuar përkushtimin tonë të vendosur ndaj parimeve të Kartës së KB-së, respektimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, veçanërisht tani si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut”, ka shkruar Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Fejsbuk

Остани поврзан