Mucunski në IYDU Freedom Forum: Të ardhmen e formojnë gjeneratat e përgatitura për përgjegjësi
- Sfidat gjeopolitike me të cilat po përballet Evropa dhe bota, me theks se të ardhmen nuk e formojnë institucionet vetvetiu, por gjeneratat e përgatitura për të ndërmarrë përgjegjësi, ishin në foikus të fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në IYDU Freedom Forum në Shkup, nikoqir i të cilit është Unioni i forvcave të reja të VMRO-DPMNE-së.
Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Sfidat gjeopolitike me të cilat po përballet Evropa dhe bota, me theks se të ardhmen nuk e formojnë institucionet vetvetiu, por gjeneratat e përgatitura për të ndërmarrë përgjegjësi, ishin në foikus të fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në IYDU Freedom Forum në Shkup, nikoqir i të cilit është Unioni i forvcave të reja të VMRO-DPMNE-së.
"U takuam me liderë të rinj dhe lokal, si dhe me mysafirë nga dia vende - njerëz të cilët sjellin energji, ide dhe ambicie që çdo shtet do t'i dëshironte për të ardhmen e vet. Me ta bisedova për sfidat gjeopolitike me të cilat përballet Evropa dhe bota, duke cekur se të ardhmen nuk e formojnë institucionet vetvetiu, por gjeneratat e përgatitura për të marrë përgjegjësi", shkroi ministri në Fejsbuk.
Duke folur për politikën e jashtme të shtetit, shtoi se rruga tashmë është trasuar qart, me themele të vendosura strategjike, partneritete të fuqishme, procese reformuese dhe orientim të sigurt drejt Evropës dhe familjes euroatlantike. ab/
Foto: Fejbuk Timço Mucunski