• сабота, 06 декември 2025

Mucunski - Landau në Bruksel: Është konfirmuar partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Mucunski - Landau në Bruksel: Është konfirmuar partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Potenciali për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të vendit me SHBA-në në disa sfera të interesit të përbashkët, ishte temë bisede në takimin e ministrit të Punëvetë jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me zëvendës sekretarin shtetëror amerikan, Kristofer Landau, të mbajtur në margjina të takimit të sotëm të shefave të diplomacive të anëtareve të NATO-s në Bruksel.

Sipas MPJdheTJ-së, në takim dy bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhlniet e afërta dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin e fuqishëm konstruktiv me SHBA-në si partnere strategjike e Maqedonisë së Veriut.

"Bisedimet përfshinë edhe tema lidhur me rolin e SHBA-së në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksi u vendosë në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe rëndësisë së tij për sigurinë kolektive"m theksojnë nga Ministria.

Nga ana e tij, ministri Mucunski e ceki edhe kontributin e vendit në Aleancë dhe veprimin e saj konzistent si partnere e besueshme dhe konstruktive në rajon.

Sot në mëngjes, para fillimit të takimit ministror, Mucunski paralajmëroi se së bashku me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani do të jenë bashkënikoqirë të diskutimit për Korridorin 8, që do të mbahet në margjina të tubimit.

Mucunski theksoi se Korridori 8 është me rëndësi kyçe politike dhe të sigurisë për përmirësim të ndërlidhjes, por gjithashtu edhe për mobilitetin ushtarak strategjik.

"Shpresoj se do të mund të bisedojmë jo vetëm për Korridorin 8, por edhe për Ballkanin perëndimor ku ka shumë ndikim të madh nga ana e Rusisë, Kinës, por edhe nga palë të tjera të prekura", tha Mucunski. ab/

Foto: МРJ dhe TJ

Остани поврзан