MPSDR do të ketë informacion më të hollësishëm për rastin në Prilep, paralajmëroi ministri Limani
- – Edhe shërbimet e Ministrisë së Punës, Demografisë dhe Rinisë e ndjekin rastin në rajonin e Prilepit ku më 16 janar ndërruan jetë foshnjat disajavëshe, pas çka do të ketë informacione për publikun. Këtë nga Tetova e paralajmëroi ministri Fatmir Limani i cili ishte në solemnitetin me rastin e fillimit me punë të këtij kopshti të ri. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se po punohet edhe për masa parandaluese.
Tetovë, 22 janar 2025 (MIA) – Edhe shërbimet e Ministrisë së Punës, Demografisë dhe Rinisë e ndjekin rastin në rajonin e Prilepit ku më 16 janar ndërruan jetë foshnjat disajavëshe, pas çka do të ketë informacione për publikun. Këtë nga Tetova e paralajmëroi ministri Fatmir Limani i cili ishte në solemnitetin me rastin e fillimit me punë të këtij kopshti të ri. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se po punohet edhe për masa parandaluese.
“Kemi inspektorate në kuadër të Ministrisë. Janë angazhuar, në momentin kur do të dorëzojnë informacione do të dalim me informacione dhe të dhëna. Ka preventivë , por varet shumë nga Qendrat e Punës Sociale që janë në Prilep, Kërçovë. Kontrollojnë, në kuadër të qendrave kemi edhe inspektorate dhe inspektorë të cilët duhet ta ndjekin atë punë. Dhe ne presim nga ata informacion të na japin lidhur me atë rast dhe pastaj të dalim me informacion më konkret më të hollësishëm”, deklaroi Fatmir Limani. fc/