MPJ-ja ruse: BE ka humbur 1.6 trilion euro për shkak të sanksioneve anti-ruse nga viti 2022 deri në vitin 2025
- Ministria ruse e Punëve të Jashtme bëri të ditur se ekonomitë e vendeve evropiane humbën deri në 1.6 trilion euro nga viti 2022 deri në vitin 2025 për shkak të sanksioneve anti-ruse.
Moskë, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme bëri të ditur se ekonomitë e vendeve evropiane humbën deri në 1.6 trilion euro nga viti 2022 deri në vitin 2025 për shkak të sanksioneve anti-ruse.
"Në vitet e fundit Rusia është ekspozuar ndaj masave të presionit ekonomik nga ana e vendeve perëndimore. Pavarësisht kësaj, ekonomia ruse ka treguar një shkallë të lartë qëndrueshmërie dhe përshtatshmërie dhe ka vazhduar të rritet në mënyrë të sigurt. Është bërë e qartë se masat shtrënguese të njëanshme u japin një goditje të rëndë vetë iniciatorëve", thuhet në komunikatë me rastin e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Masave të Detyrueshme të Njëanshme.
Në kumtesë shtohet se Moska është e bindur se mjete të tilla presioni pengojnë seriozisht formimin e një rendi botëror policentrik të drejtë dhe të barabartë.
"Masa të tilla shërbejnë si një nga instrumentet kryesore të politikës neokoloniale të Perëndimit kolektiv. Qëllimi i saj është i qartë - të ruajë dominimin e paarritshëm, t'i privojë vendet nga shumica e botës nga e drejta për zgjedhje të pavarur politike dhe të ngadalësojë zhvillimin e tyre teknologjik dhe industrial", theksoi MPJ-ja ruse.
Gjithashtu, u theksua se Moska, së bashku me anëtarët përgjegjës të Shumicës Botërore (Jugut Global), do të vazhdojnë të luftojnë kundër masave të paligjshme të njëanshme dhe formave të tjera të neokolonializmit.
Perëndimi ka intensifikuar presionin ekonomik mbi Rusinë për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, të cilat kanë çuar në një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe ushqimeve në Evropë dhe SHBA. Që nga fillimi i të ashtuquajturit "operacion special", Bashkimi Evropian ka prezantuar tashmë 19 paketa kufizimesh.
"Megjithatë, Rusia po përballet me presionin, ndërsa Perëndimi shpesh raporton se kufizimet e vendosura janë joefektive. Në të njëjtën kohë, vendet që i janë bashkuar sanksioneve nuk kanë guximin të pranojnë dështimin e politikës anti-ruse", përfundon në komunikatë.
Siç paraprakisht theksiu përfaqëauesi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sanksionet janë një "shpatë me dy tehe". Rusia ka theksuar vazhdimisht se i konsideron masa të tilla të njëanshme të paligjshme dhe i kundërshton ato.
Foto: Arkivi i MIA-s