• петок, 21 февруари 2025

MPJ greke: Papadolu dhe Murtezani kanë shkëmbyer mendime rreth përmirësimit shtesë të bashkëpunimit në çështjet e BE-së

MPJ greke: Papadolu dhe Murtezani kanë shkëmbyer mendime rreth përmirësimit shtesë të bashkëpunimit në çështjet e BE-së

Athinë, 7 shkufrt 2025 (MIA) - Dy përfaqësuesit zyrtarë kanë shkëmbyer mendime rreth mënyrave për përmirësim shtesë të bashkëpunimit për çështjet e BE-së, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, përmes platformës Iks, për takimin e zëvendës-shefes së diplomacisë greke Aleksandra Papapdopulu me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njofton korrespondentja e MIA-s ngta Athina.

"Zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme, Papapdopulu sot në Athinë ishte nikoqire e ministrit për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani. Dy përfaqësuesit zyrtarë kanë shkëmbyer opinione për mënyrat e përmirësimit të mëtutheshëm të bashkëpunimit për çështjet e BE-së. I kanë hulumtuar mundësitë për ndihmë teknike greke për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të rrugës së saj drejt BE-së", kanë theksuar nga MPJ-ja greke.

Paraprakisht nga MÇE njoftuan se në takimin e sotëm "është riafirimuar angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe me interes të përbashkët", se theksi është vendosur në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Planin për rritjen e KE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Axhendën reformuese të vendit. mb/

Foto: MPJ greke

Остани поврзан