• вторник, 23 јули 2024

MPB: Zbardhen gjashtë vjedhje të rënda në rrethinën e Radovishit, autori arrestohet, do të parashtrohet kallëzim penal

MPB: Zbardhen gjashtë vjedhje të rënda në rrethinën e Radovishit, autori arrestohet, do të parashtrohet kallëzim penal

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor Radovish dje në ora 20:15 minuta, kanë privuar nga liria I.A. (31) nga f. Gabrevci, komuna Konçe. Ai dyshohet se në muajtë prill dhe korrik në rajonin e komunës Konçe ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje të rënda”, prej tyre pesë nëpër shtëpi dhe një në shtëpi uikendi.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, personi është në mbajtje në Stacionin Policor Radovish, për rastin është informuar Prokurori Publik nga PTHP Radovish dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv 
 

Тагови

Остани поврзан