• петок, 05 декември 2025

MPB: Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore

MPB: Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - MPB-ja informoi se sot shëndohet 2 nëntori - Dita Ndërkombëtare për t'i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve. Përmes fushatës "Gazetarët janë të rëndësishëm", Këshilli i Evropës dhe shtetet-pikat e fokusit konfirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e drejtësisë për autorët e krimeve kundër tyre.

"Çdo sulm ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe qasjes të njerëzve në informacione. Ai i privon qytetarët nga informacionet e besueshme, promovon dezinformimin, dobëson institucionet demokratike dhe përhap frike tek ata që mbrojnë të drejtën e opinionit për të ditur. Prandaj, dhënia fund e pandëshkueshmërisë për këto krime nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe me mbrojtjen e vlerave të demokracisë sonë", theksoi Muhamed Ismaili, ndihmës ministër i ministrit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pikën fokus të Maqedonisë në Këshillin e Evropës për fushatën "Gazetarët janë të rëndësishëm".

Fushata, siç theksohet, e ngritur nga Këshilli i Evropës në vitin 2023, në dy vitet e fundit ka ndihmuar në krijimin e një rrjeti të pikave kombëtare të fokusit dhe komitete që bashkojnë gazetarët, policinë, prokurorët dhe institucionet publike me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes dhe ndërtimin e besimit. Ajo a kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis policisë dhe mediave, si dhe për miratimin e planeve të veprimit dhe protokolleve për sigurinë e gazetarëve. 

"Në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, OSBE-në, Prokurorinë Themelore Publike dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, janë përpunuar dy manuale për sigurinë e gazetarëve, është krijuar një Komitet Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve për zbardhjen më të shpejtë dhe më efikase të rasteve që lidhen me gazetarët. MPB-ja në ueb faqen e saj ka publikuar edhe Regjistrin e Sulmeve ndaj Gazetarëve. Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore për MPB-në dhe vitet e fundit është kryer punë intensive në këtë fushë, kurse të dukshme janë rezultatet e një përkushtimi të tillë", theksoi Ismaili.

Këshilli i Evropës dhe pikat e fokusit, siç theksohet, dënojnë fuqimisht të gjitha aktet e dhunës, ndalimin e paligjshëm dhe vrasjen e gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e konflikteve të armatosura.

"Akte të tilla janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare dhe sulm ndaj vlerave themelore të gazetarisë së lirë. U bëhet thirrje të gjitha palëve në konflikt që të respektojnë statusin e gazetarëve si jo-luftëtarë dhe të sigurojnë kushte për punën e tyre të sigurt. Pikat e fokusit u bëjnë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të rinovojnë detyrimet e tyre për të mbrojtur gazetarët, për të forcuar strukturat kombëtare dhe për të siguruar hetime të pavarura dhe efektive për të gjitha sulmet. Në gjysmën e dytë të mandatit pesëvjeçar të fushatës, përparësi mbetet zvogëlimi i numrit të gazetarëve që përballen me kërcënime dhe presione, përmirësimi i mekanizmave mbrojtës dhe rritja e besimit midis gazetarëve, qytetarëve dhe institucioneve", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Në këtë ditë, siç theksohet, i nderojmë të gjithë gazetarët që kanë paguar çmimin më të lartë për të vërtetën dhe përsëri konfirmojmë angazhimin tonë se guximi i tyre nuk do të shkojë kot.

Këshilli i Evropës vazhdon të punojë për mbrojtjen e vazhdueshme të gazetarëve https://www.coe.int/en/web/portal/-/international-day-to-end-impunity-for-crimes-against-journalists ls/

Foto: MPB

 

 

Остани поврзан