• сабота, 22 февруари 2025

MPB për alarmet për bomba në shkolla: Kontrollet tregojnë se bëhet fjalë për alarme të reja

MPB për alarmet për bomba në shkolla: Kontrollet tregojnë se bëhet fjalë për alarme të reja

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend. 

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.

Në bazë të kësaj, bën të ditur Ministria, bëhet edhe vlerësim i shkallës së rrezikimit në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë – inteligjencës, përmes një shtabi operativ të formuar në kuadër të Ministrisë. 

“Në bazë të aktiviteteve të deritanishme, kontrollet tregojnë se bëhet fjalë për alarme të rreme. 

Njëherësh, Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje për qetësi në publik dhe përhapje të dezinformatave rreth ngjarjeve të tilla që dje ishin evidentuar edhe në vende të tjera në rajon, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан