MPB: Procedurë kundërvajtëse kundër kryetarit të Komunës së Strugës për mospërdorimin e flamurit shtetëror
- SPB Strugë ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër personit - Komuna e Strugës dhe kundër personit përgjegjës M.Q. (65) nga fshati Bixhevë në Strugë për shkak të "veprës së kryer kundër nenit 6, të dënueshëm sipas nenit 11 nga Ligji për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut", informoi Ministria e Punëve të Brenfshme.
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - SPB Strugë ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër personit - Komuna e Strugës dhe kundër personit përgjegjës M.Q. (65) nga fshati Bixhevë në Strugë për shkak të "veprës së kryer kundër nenit 6, të dënueshëm sipas nenit 11 nga Ligji për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut", informoi Ministria e Punëve të Brenfshme.
"Të pandehurit, si organizatorë të ngjarjes me rastin e Ditës së flamurit shqiptar, i cili u mbajt më 28.11.2025 në rrugën 'Marshal Tito' në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar, as në skenë, e as në një pjesë të skelave në lumin Drini i Zi, gjë që, sipas Ligjit, ishin të detyruar ta bënin", thuhet në informatën e publikuar në Fejsbuk të Ministrisë së Punëve të Brendshme. bsh/
фото: Фејсбук МВР