MPB: Privohet nga liria personi që hyri dhunshëm në studion e "Infomaksit", menjëherë pas pranimit të denoncimit
- Nëpunës policorë nga SP Kisella Vodë e privuan nga liria G.S. (43) nga Shkupi, menjëherë pas pranimit të denoncimit më 10.12.2025, në orën 23:45, nga A.M., udhëheqës i një emisioni në portalin Infomaks, i cili në SPB Shkup denoncoi se në redaksinë e portalit, me vendndodhje në rr. "Vostaniçka" në Shkup, një person mashkull ka hyrë në redaksi, gjersa vijonte programi drejtpërdrejt, ka dëmtuar dy dyer dhe ka penguar emetimin e emisionit, në të cilin i ftuar ishte ish-kryetari i një komune S.J., ndërsa ishin të pranishëm edhe prezantuesi M.N. dhe kameramani.
11 dhjetor 2025
Nëpunës policorë nga SP Kisella Vodë e privuan nga liria G.S. (43) nga Shkupi, menjëherë pas pranimit të denoncimit më 10.12.2025, në orën 23:45, nga A.M., udhëheqës i një emisioni në portalin Infomaks, i cili në SPB Shkup denoncoi se në redaksinë e portalit, me vendndodhje në rr. "Vostaniçka" në Shkup, një person mashkull ka hyrë në redaksi, gjersa vijonte programi drejtpërdrejt, ka dëmtuar dy dyer dhe ka penguar emetimin e emisionit, në të cilin i ftuar ishte ish-kryetari i një komune S.J., ndërsa ishin të pranishëm edhe prezantuesi M.N. dhe kameramani.
Më pas u vërtetua se bëhet fjalë për një person me probleme shëndetësore, i cili më parë ishte shoqëruar në Spitalin Psikiatrik Bardovc. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër G.S. do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe në të ardhmen në mënyrë të shpejtë dhe joselektive do t'i sanksionojë të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve ose shkeljeve të tjera të rendit dhe qetësisë publike dhe kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
MPB
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: MIA arkiv