MPB: Një tjetër mashtrim me aksident të rremë, një grua 82-vjeçare nga Shkupi e mashtruar për 170.000 denarë
- Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh, nga një person që është paraqitur si nëpunës policor.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh, nga një person që është paraqitur si nëpunës policor.
"Një grua 82-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej rreth 170.000 denarësh. Sipas denoncimit, personi e kishte kontaktuar me telefon, duke u prezantuar si nëpunës policor, dhe i kishte thënë viktimës se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë dhe se duhej të paguante për të mos shkuar në burg", njofton MPB-ja.
Sipas denoncimit, personi e kishte kontaktuar me telefon, duke u prezantuar si nëpunës policor dhe i kishte thënë viktimës se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte vdekur një fëmijë dhe se duhej të paguante për të mos shkuar në burg.
Siç raportohet, ajo doli në rrugë dhe ia dorëzoi paratë një personi mashkull, por më vonë kuptoi se mbesa e saj nuk kishte marrë pjesë në asnjë aksident trafiku, dmth ishte mashtruar.
Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. mb/
Foto: MPB