MPB: Një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi Vardar
- Një trup i pajetë i një gruaje sot është nxjerrë nga lumi Vardar në afërsi të urës "Bliznak", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Një trup i pajetë i një gruaje sot është nxjerrë nga lumi Vardar në afërsi të urës "Bliznak", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot (28.01.2025) rreth orës 12.30 në SPB Shkup u denoncua se është vërejtur një trup i pajetë i një gruaje në lumin Vardar. Rreth orës 13:00 në afërsi të urës 'Bliznak', trupi është nxjerrë nga lumi nga ana e nëpunësve policorë nga SP Aerodrom", qëndron në kumtesën e MPB-së.
Prej aty shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. bsh/
Foto: MIA arkiv