• петок, 21 февруари 2025

MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale

MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë zyrtarisht e hapi Qendrën Multimediale për trajnim të MPB-së të realizuar në kuadër të projektit "Ndërtimi i sistemit arsimor hibrid në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni". 

Siç njoftojnë nga MPB-ja, Qendra është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes misionit të OSBE-së në Shkup dhe MPB-ja paraqet një hap real përpara në modernizimin e trajnimit dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e shkathtësive dhe njohurive   të të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes integrimit të mjeteve novatore e hibride dhe multimediale për mësim.

"Projekti po zbatohet që nga viti 2021 përmes qasjes shumëfazore, me qëllim që të krijohet një sistem i qëndrueshëm hibrid arsimor në MPB, në kuadër të të cilit njëzet e tre trajnues hibrid, të përzgjedhur përmes procedurës së bazuar në merita, kaluan nëpër programin për trajnime hibride prej 10 modulesh, duke mësuar sesi të përdoren mjetet bashkëkohore për krijimin dhe dhënien e trajnimeve onllajn, aty për aty dhe në mënyrë të kombinuar. Nëntë tema, respektivisht trajnime u vendosën si më të nevojshme dhe, që atëherë, trajnuesit hibridë punojnë vazhdimisht në ekipe që të krijojnë trajnime gjithëpërfshirëse, interaktive për çdo temë siç janë: integriteti policor, veprimtaria policore në pikëpamje të ndjeshmërisë gjinore, veprimtaria policore kufitare, menaxhimi i stresit, veprimtaria policore në bashkësi, freskimi i shkathtësive për trajnuesit, shkathtësitë e komunikimit dhe finalizimi i aktiviteteve përmes themelimit të Qendrës multimediale.“, theksoi ministri Toshkovski.

Ai theksoi se, Qendra multimediale nuk është vetëm një objekti ri, por është një mundësi e vërtetë dhe e re për zhvillim dhe përparim sepse do të jetë vend për trajnime të vazhdueshme që do të përmirësojnë efektivitetin dhe profesionalitetin e të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilijan Val nënvizoi se kjo qendër është e dizajnuar për zhvillim dhe realizim të programeve dhe trajnimeve efektive, multidisiplinare me përdorimin e mjeteve virtuale.

"Me mbështetjen e Misonit të OSBE-së në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut sërish kryeson në synimet për përparimin e trajnimeve policore. Jam krenar për atë që e arritëm dhe shpresoj të vazhdojmë partneritetin e frytshëm edhe në të ardhmen“, theksoi ambasadori Kilijan Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup. qa/

Foto: MPB

 

 

 


 

Остани поврзан