• сабота, 06 декември 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpakohshme lokale të shiut

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje  të kohëpakohshme lokale të shiut

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të kohëpakohshme. Në disa vende, reshjet do të jenë më intensive, me sasi uji mbi 30 litra për metër katror 24 orë, me kushte për stuhi me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës, do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesë të luginës me reshje  të kohëpakohshme. Do të fryjë erë juglindore mesatare, herë pas here e fortë. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 16 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria pëër Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje  të kohëpakohshme. Të shtunën, reshjet do të jenë më të bollshme me mbi 30 litra për metër katror në 24 orë, lokalisht me kushte stuhie me erëra të forta dhe bubullima. Të dielën, për shkak të depërtimit të një mase ajri më të ftohtë në malet më të larta, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Të hënën dhe të martën, moti do të stabilizohet, ndërsa temperatura e mëngjesit do të bjerë ndjeshëm. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан