Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell për festat
- Po vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe me periudha me diell gjatë ditës, njoftuan pasdite Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Po vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe me periudha me diell gjatë ditës, njoftuan pasdite Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.
Siç paralajmëruan sinoptikanët, temperatura e mëngjesit nesër dhe të shtunën do të bjerë nën zero dhe do të ketë ngrica në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Nga e shtuna pritet të fryjë erë juglindore që të hënën dhe të mrtën, përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi prej 60 kilometra në orë. Sipas parashikimit, nga nata e së premtes deri të shtunën do të ketë kushte për shi të dobët. Të martën në pjesët perëndimore dhe të mërkurën në disa vende do të ketë shi lokal dhe bubullima.
Foto: Arkivi i MIA-s