• сабота, 22 февруари 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me reshje lokale shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me reshje lokale shiu

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) - Në mëngjes sot në disa lugina do të ketë kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -1 deri në 6, kurse maksimalja 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër (e hënë) moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme, në male dhe vende më të larta me borë, e në vendet më të ulëta me reshje shiu dhe kushte që reshjet të kthehen herë pas here në borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

"Nga dita e martë do të ketë kthjellim gradual, ndërsa nga e mërkura mot kryesisht me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, informoi DPHM-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан