Mot me vranësira, me reshje shiu dhe mjegull në lugina
- Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të rërmbyeshme në pjesët jugore (lokalisht mbi 40 litra në një metër katror për 24 orë). Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të rërmbyeshme në pjesët jugore (lokalisht mbi 40 litra në një metër katror për 24 orë). Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
"Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 në 12 gradë", informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, mot me vranësira me reshje të shiut dhe erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temepratura minimale do të bie 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 12 gradë.
DPHM njofton se reshjet lokale të shiut do të ulen në orët e pasdites. Deri në fund të javës vijon periudha e motit kryesisht të qëndrueshëm me rritje të temperaturës së ditës, përveç në lugina ku do të ketë paraqitje të mjegullës. sa/
foto: MIA arkivi