• недела, 12 мај 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut dhe bubullima

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut dhe bubullima

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore. Lokalish proceset do të jenë në formë të stuhisë afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri 22 gradë Celsisus.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në pjesët e luginës do të krijohen kushte për stuhi afatshkurta me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri 21 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale, përveç të dielës, kur do të jetë kryesisht stabil dhe më ngrohtë. Nesër do të fryejë erë e përforcuar veriore.

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан