Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, temperatura deri 20 gradë
- – Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 20 gradë.
Shkup, 16 nëntor 2025 (MIA) – Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 20 gradë.
Në Shkup në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Nesër vranësirat do të rriten, ndërsa nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, në disa vende më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Temperaturat e ditës nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha. fc/
Foto: MIA