• сабота, 22 февруари 2025

Mot me diell me vranësira mesatare, nëpër lugina mjegull dhe më ftohtë

Mot me diell me vranësira mesatare, nëpër lugina mjegull dhe më ftohtë

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Moti sot në lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e tjera me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht qetë. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 15 gradë. Në vendet me mjegull temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 6 gradë.

Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës moti do të jetë me mjegull dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, veçanërisht në vendet më të larta dhe në male, për çka shtresa e borës edhe më tutje do të ulet. Nëpër lugina do të ketë mjegull dhe do të jetë më ftohtë, veçanërisht në orët e paradites. fc/

 

Тагови

Остани поврзан