Mot me diell me vranësira lokale
- Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, e cila pasdite do të rritet. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.
Shkup, 1 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, e cila pasdite do të rritet. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull, gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare më të mëdha se në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Të dielën do të mbajë mot me vranësira, e më pas kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të hënën, sidomos paradite, priten reshje të herëpashershme të shiut, kurse në malet më të larta borë të dobët. Kushtet për reshje të dobëta bore do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe ditën e martë në lindje.
Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s