Mot i qëndrueshëm gjatë fundjavës, nga e marta i ndryshueshëm në disa vende me reshje të dendura të shiut
- – Orët e mëngjesit do të sjellin temperatura më të ulëta dhe kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina, përderisa gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Shkup, 15 nëntor 2025 (MIA) – Orët e mëngjesit do të sjellin temperatura më të ulëta dhe kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina, përderisa gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 4 gradë, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin prej 15 deri 19 gradë.
Në Shkup, në mëngjes është e mundshme mjegull e dobët në disa pjesë të luginës. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperaturat do të lëvizin prej minimum 1 deri në maksimum 17 gradë.
Të dielën do të vazhdojë moti i qëndrueshëm, me diell dhe i qetë, me kushte për mjegull të mëngjesit në disa lugina.
Të hënën, pritet rritje e vranësirave, ndërsa nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura.
Kjo periudhë do të shoqërohet me erë mesatare deri të fuqishme jugore, me goditje më të fuqishme të cilat lokalisht mund të tejkalojnë 60 km/h. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s