• петок, 05 декември 2025

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell

Shkup, 29 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në male dhe në vende më të larta do të bjerë borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë gjithashtu me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër në mëngjes në male dhe vende më të larta do të bjerë borë e lehtë. Nga e hëna moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten. Në disa lugina do të shfaqet mjegull me temperatura më të ulëta ditore. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан