• петок, 28 јуни 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në shumë vende do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për afat të shkurtë (mbi 30l/m2), bubullima, erë e fuqishme (mbi 60 km/orë) dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa pjesë të luginave në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për afat të shkurt, bubullima, erë e fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 32 gradë.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, ndërsa nga e hëna në fund të ditës përsëri pritet shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан